Blerja e sistemit raketor S-400, Moska kërkon miratimin e kredisë për Turqinë

Evropë

Blerja e sistemit raketor S-400, Moska kërkon miratimin e kredisë për Turqinë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 14:12
Sistemi raketor S-400

Rusia dhe Turqia janë dakorduar për të gjitha çështjet teknike për përmbylljen e marrëveshjes për dërgesat e sistemit raketor kundërajror S-400, por Moska kërkon mundësinë për lejimin e kredisë për Ankaranë për blerjen e këtij armatimi, deklaroi drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore Rosteh, Sergej Çemezov.

“Sa i përket S-400, në rrjedhë janë bisedimet për anën financiare. Pala turke kërkon mundësinë për marrjen e kredisë. Kjo çështje qëndron në nivel ndërkombëtar, pasi vetëm qeveria mund të ndajë kredi në bazë të marrëveshjes ndërqeveritare. E di se ndërmjet ministrive të Financave turke dhe ruse janë zhvilluar bisedime, por nuk e di se si kanë përfunduar”, tha Çemezov në margjinat e Forumi ndërkombëtar ekonomik në Sent Peterburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat