Hahn: Vendet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të futen në BE duhet sjellin stabilitet dhe jo probleme

Evropë

Hahn: Vendet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të futen në BE duhet sjellin stabilitet dhe jo probleme

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:33
Johanes Hahn

Komisionari për Zgjerim i Bashkimi Evropian, Johanes Hahn, ka folur rreth integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas tij, të gjitha vendet që po punojnë për të hyrë në BE, janë një pasuri e madhe, megjithatë thotë se për këtë gjë duhet të punohet.

“ Është e qartë se këto vende kanë perspektivë evropiane, janë një pasuri e madhe. Por për këtë gjë në rend të parë është cilësia e përgatitjes për të hyrë në BE, dhe jo se sa shpejtë ato futen në BE” , ka deklaruar Hahn.

Ai ka rikujtuar se duhet të bëhet shumë punë në sundimin e ligjit dhe gjithashtu në zhvillim ekonomik.

“Ne do të marrim pëlqimin e qytetarëve tanë për zgjerim, vetëm nëse ata mendojnë që një anëtar i ri do ta pasurojë BE-në dhe nuk do ta ngarkojë atë me probleme”, ka thënë Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat