Parlamenti gjerman miraton ligjin për një kategori të re gjinore - Bota Sot
Parlamenti gjerman miraton ligjin për një kategori të re gjinore

Evropë

Parlamenti gjerman miraton ligjin për një kategori të re gjinore

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:49
Ndërtesa e parlamentit gjerman

Parlementi i Gjermanisë miratoi një ligj, që i jep mundësi gjinisë së tretë në dokumentet zyrtare, për njerëzit që nuk e identifikojnë veten si mashkull ose femër, apo që janë të lindur me ndonjë anomali në anatominë seksuale.

Qeveria gjermane në gusht e miratoi vendimin për të përfshirë gjininë e tretë në certifikata të lindjes dhe dokumente tjera, raporton Reuters.

Të dyja dhomat e parlamentit e votuan ligjin e ri.

Komuniteti LGBT tha se masa e re nuk mjafton, pasi ata duan ligje të reja për ta bërë më të lehtë për njerëzit që nuk e identifikojnë gjininë, ta ndryshojnë atë në dokumentet zyrtare.

Kategoria e re gjinore, u miratua pasi Gjykata Kushtetuese Federale iu bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë legjislacionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...