Nga viti 2020-21 fillon pilotimi i mësimit tërë ditor në gjithë Kosovën - Bota Sot
Nga viti 2020-21 fillon pilotimi i mësimit tërë ditor në gjithë Kosovën

Ferizaj

Nga viti 2020-21 fillon pilotimi i mësimit tërë ditor në gjithë Kosovën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:01
Enver Hoxhaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë, Enver Hoxhajn kanë vizituar sot shkollën fillore te mesme të ulët “Jeronim de Rada”, si dhe Qendrën e Kompetencës në Ferizaj.

Me këtë rast numri një i qeverisë lokale të Ferizajt është shprehur se në këto shkolla ishte për të parë ndryshimin, për të parë ecjen, për të parë atë që i duhet Republikës së Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë shkollë, do të vazhdojmë të mbështesim profile të tilla, sepse është pjesë e agjendës dhe e platformës tonë të qeverisë lokale dhe qendrore që të kemi edukim profesional dhe më shumë kapacitete ku të rinjtë dhe të rejat të gjejnë me lehtësisht një vend pune”, u shpreh kryetari Aliu.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se prioritet i qeverisë është që të bëhet procesi i mësimit tërë ditor.

“Për arsimin fillor dhe të mesëm prioritet yni do të jetë shndërrimi i mësimit tërë ditor. Rritja e cilësisë në arsim do të bëhet nga mësimi tërë ditor dhe nga viti 2020-2021 do të fillojmë me pilotimin e mësimit tërë ditor në gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...