17 Shkurti shënohet kudo në shkollat e vendit

Ferizaj

17 Shkurti shënohet kudo në shkollat e vendit

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 11:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të aktiviteteve për shënim e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe shkollat në nivel vendi kanë përgatitur programe kulturo artistike.

Kështu Shkolla Fillore e Mesme " Osman Mani" në Firajë të komunës së Shtërpcës ka shfaqur një program të tillë, ku nuk munguan valle tradicionale, këngë dhe poezi dedikuar 17 Shkurtit.

Të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e shkollës, Ganime Xhemajli, duke ua uruar të gjithëve ditëlindjen e shtetit.

E kënaqur me organizimin e këtij programi u shpreh udhëheqja e saj, Elfete Musliu e cila falënderoi stafin bashkëpunues duke vu theksin tek dashuria e fëmijëve për shënimin e kësaj date historike.

Edhe në nivel vendi, Qeveria ka organizuar aktivitete për këtë Ditën e Pavarësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat