Komuna e Ferizajt jep detaje për rastin pozitiv me koronavirus që u shënua sonte - Bota Sot
Komuna e Ferizajt jep detaje për rastin pozitiv me koronavirus që u shënua sonte

Ferizaj

Komuna e Ferizajt jep detaje për rastin pozitiv me koronavirus që u shënua sonte

Më: 11 maj 2020 Në ora: 23:33
Ferizaj

Instituti Kombëtar e Shëndetësisë Publike njoftimin e fundit ka bërë të ditur se janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, e veç dy janë shëruar.

Një rast pozitiv ka rezultuar edhe në Ferizaj. E kjo komunë, përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare ka dhënë detaje.

Ky është postimi:

Një rast i ri i infektuar me COVID-19 në Ferizaj

Ndonëse lakorja e virusit COVID-19 po shënon rënie, mbeten prapë raste aktive në vend.

Nga njoftimet e fundit të IKSHPK-së njoftohet se kemi edhe një rast të ri me COVID-19 në Ferizaj, ndonëse mostra nuk janë marr në Ferizaj, e rasti i fundit nga informatat preliminare është i kontaktit direkt me Klinikën Infektive.

Bashkëqytetarë, qëndroni në shtëpi! Kanë mbetur edhe pak ditë për ta mundur përfundimisht këtë virus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat