​Pesë raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

Ferizaj

​Pesë raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

Më: 17 maj 2020 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt vazhdon të prijë në nivel vendi me numrin më të lartë të personave të prekur me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit në këtë komunë janë regjistruar edhe pesë raste të reja, prej tyre katër në qytet dhe një në Balaj.

Komuna e Ferizajt njofton se të gjitha rastet e reja janë me kontakt, teksa iu uron shërim pacientëve të prekur me koronavirus.

Ndryshe, Ferizaj ka gjithsej 129 raste me koronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat