Deputeti i VV-së: Synimi i Agim Aliut me i betonu komplet pronat e komunës

Ferizaj

Deputeti i VV-së: Synimi i Agim Aliut me i betonu komplet pronat e komunës

Nga: A.Zh Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:34
Agim Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Ferizajt se po tentojnë të betonizojë komplet pronat e komunës.

Ai ka thënë se Aliu këtë po e bën për shkak të interesave klanore të lidhura ngushtë me pushtetin komunal, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

Synimi i Agim Aliut me i betonu komplet pronat e komunës

Agim Aliut i ka mbet vetëm edhe një vit pushtet, dhe rrjedhimisht duke parë fundin e pushtetit të PDK-së, ka angazhuar ekipin e tij që ta shkruaj një Rregullore ku përmes saj po synon që të betonoj tërë zonën urbane komunale që ka mbetur.

Komuna e Agim Aliut thotë se Rregullorja është e bazuar në Ligj, por e di mire që nuk është dhe rrjedhimisht po mundohet ta hedh në diskutim kundërligjshëm. Ligji për dhënien ne shfrytëzim të pronave komunale thotë se parimi numër një është respektimi i parimit të ligjshmërisë, që nënkupton se duhet të bazohet në Kushtetutë, ligj, dhe akte tjera nënligjore, diçka që Komuna e Agim Aliut po e anashkalon me qëllim.

Neni 7, paragrafi 4 i Ligjit për dhënien e pronave komunale thotë se Ministria me akt të veçant i përcakton rregullat dhe format për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale për shfrytëzim, dhe ky akt nënilgjor duhet të miratohet në Qeveri, e jo në kuzhinën e klaneve të PDK-së. Pra kjo Rregullore e betonimit është në kundërshtim me Ligjin dhe rrjedhimisht Agim Aliu nuk duhet të fshehet pas manipulimeve dhe të ndaloj çfardo “diskutimi,” sepse krejt kjo është me i hedh hi syve të qytetarëve.

Ligji thotë se e ka për synim përmbushjen e interesit të përgjithshëm, por jo interesat e klaneve që janë të lidhura ngusht me pushtetin komunal. Është tanimë publike që komuna e Ferizajit ka plot zyrtarë që për zanat e kanë betonin, përfshi këtu edhe (ish) këshilltarë të vet Agim Aliut, por ky i fundit duhet të ndaloj sepse ky qytet është ngulfatur me beton. Duhet kuptu që ne qytet tjetër nuk kemi, dhe se pronat e komunës nuk janë as pronë e PDK-së, as e AAK-së, as LDK-së, por janë pronë e qytetarëve të Ferizajit që duhet të shfrytëzohen për interesa të tyre, e jo klaneve të partive. Kjo vlen edhe për ndërtesat e vjetra kolektive që janë në zona urbane dhe gjinden në pronë të komunës, ku klane të ndryshme të përziera me politikën po synojnë të përfitojnë, por që janë në kundërshtim me ligjin.

PDK në krye me Agim Aliun tash e sa vjet ka leju që ky qytet të ngulfatet nga betoni, dhe rrugët janë të mbushura me baltë, zall e rërë nga kamionët që shkatrrojnë gjithandej. Ky shkatërrim tash e sa vite mjafton me konstatu që Agim Aliu nuk duhet të fshehet pas manipulimeve, dhe duhet të qëndroj larg pronave të qytetit, e aq më pak përmes mënyrave ku mundohet me hedh hi syve të qytetarëve me rregullore të kundërligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat