Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët të mos ndezin zjarre në parkun “Pishat”

Ferizaj

Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët të mos ndezin zjarre në parkun “Pishat”

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 16:29
Ferizaj

Pas rregullimit të infrastrukturës në parkun te “Pishat” në vargmalet e Rahovicës dhe Mirosalës së Ferizajt, qytetarët kanë nisur ta frekuentojnë mjaftë shumë këtë vend, madje shumë prej tyre po përgatitin edhe ushqime (grill). Mirëpo, ndezja e zjarreve po paraqet rrezik për pjesën malore. Komuna ka kërkuar nga qytetarët mos të ndezin zjarre brenda hapësirës së pishave. Zekir Bytyqi, drejtor i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt, ka thënë se komunës i ka kushtuar mbi 20 mijë euro rregullimi i hapësirave në këtë hapësirë malore i cili projekt është përuruar pak ditë më parë, andaj ndezja e zjarreve mund ta dëmtoi e gjithë infrastrukturën dhe pjesën malore. “Shumë qytetarë po e frekuentojnë këtë lokacion, madje ata po përgatitin edhe grill, ndërsa ndezja e zjarreve po paraqet rrezik për hapësirën malore dhe infrastrukturën, andaj kërkojmë nga qytetarët të kenë shumë kujdes dhe mos të ndezin zjarre brenda hapësirës së pishave”, ka thënë Bytyqi.

Edhe Zyra për informim nëpërmjet një komunikate ka apeluar te qytetarët që mos të ndezin zjarre përskaj parkut te ‘Pishave’ në vargmalet e Rahovicës dhe Mirosalës. “Në të kundërtën Komuna e Ferizajt do të veprojë me forcën e ligjit, konform rregullativës ligjore në fuqi, duke shtuar kontrollet e inspektoratit për të shqiptuar gjoba për ndotësit dhe shkatërruesit e mjedisit. Ky apel vjen si pasojë e shtimit të rasteve ditëve të fundit të zjarreve të ndezura në këtë hapësirë, që rrezikon jo vetëm mjedisin, por edhe gjithë pronat përreth nga pakujdesia e qytetarëve.

Kthejmë në vëmendje se ky investim që u përurua ditë më parë, paraqet një pikë të re të rëndësishme të turizmit malor në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat