Sot bëhet varrimi i 24-vjeçares nga Ferizaj që vdiq nga leukemia

Ferizaj

Sot bëhet varrimi i 24-vjeçares nga Ferizaj që vdiq nga leukemia

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:59
Valentina Ibrahimi

Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, ka vdekur dy ditë pasi nuk mundi t’i përballojë sëmundjes.

Ajo rreth një javë më parë ishte diagnostikuar me leukemi akute.

Nga familja e Valentinës është njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në orën 13:00, pas faljes së drekës në varrezat e vjetra të qytetit të Ferizajt.

Për shërimin e saj u deshën rreth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat