Punëtori që vdiq në vendin e punës në Ferizaj ishte rreth 50 vjeçar

Ferizaj

Punëtori që vdiq në vendin e punës në Ferizaj ishte rreth 50 vjeçar

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Ilustrim

Një punëtor derisa ishte duke punuar në projektin infrastrukutror “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj, ka gjetur vdekjen sot.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi,, ka thënë se tashmë i ndjeri është rreth 50- vjeçar dhe pas një lëndimi të rëndë, rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë.

“Në bazë të informative të para viktima ka qenë rreth të 50-ve, është punonjës i njërës ndër kompanitë e kontraktuara në njërin nga projektet në qytet. Vdekja është aksidentale, ka pasur një lëndim të rëndë dhe pas këtij lëndimi të rëndë në përcjellje për në spital është konstatuar vdekja”, tha Sherifi.

Ai theksoi se hetuesit policorë dhe inspektorët e punës janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin, me qëllim të ndriçimit të rrethanave se si ka qenë rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat