Shënohet Dita e të Pagjeturve në Ferizaj

Ferizaj

Shënohet Dita e të Pagjeturve në Ferizaj

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për nderë të ditës së të pagjeturve në Kosovë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ka mbajtur një aktivitet simbolik për personat e pagjetur të Komunës së Ferizajt.

Për 14 të pagjetur janë vendosur 14 karrige me 14 pikëpyetje dhe 14 balona të lëshuar në qiellë për 14 të pagjeturit.

Aktiviteti ishte dizajnuar në formë të tillë ku përmes pikëpyetjes, shtrohej pyetja për fatin e të pagjeturve si dhe në homazhet në obeliskun e ngritur ditë më parë nga Komuna e Ferizajt, dedikuar të pagjeturve të Komunës së Ferizajt.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Kryetari i shoqatës i të pagjeturve të Ferizajt, familjarët e të pagjeturve, përfaqësues të KFOR LMT-së ishin të pranishëm në këtë aktivitet që u organizua nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat