100 eurot e premtuara nga komuna, ende s’i mori askush

Ferizaj

100 eurot e premtuara nga komuna, ende s’i mori askush

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:35
Ferizaj

Nga 1 janari 2021, Komuna e Ferizajt kishte marrë vendim që të gjithë familjet ferizajase të subvencionohen me nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur.

E tash kur kanë kaluar shtatë muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi akoma asnjë familje nuk ka pranuar të hollat, ani se mbi 300 aplikime janë miratuar.

Ato sipas Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë do të fillojnë të ekzekutohen gjatë muajit, dhe mos alokimi i buxhetit ka ndikuar që të shkaktohen vonesat.

Ferizajasit e mirëpresin këtë iniciativë sado qe shuma është e vogël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat