Krivaqa është person i njohur për Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Ferizaj

Krivaqa është person i njohur për Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:49
Dardan Krivaqa

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është person i njohur për Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i kësaj prokurorie, Shukri Jashari, i cili tha se Krivaqa është recidivist i veprave të ndryshme penale.

“Çdo herë ky është arrestuar prej prokurorisë se ky ka shumë raste ka pasë edhe plus o kon recidivist’, ka thënë ai për Sinjalin.

Dënimet për veprat e shumta penale të kryera nga Dardan Krivaqa kanë përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat