Ky është mesazhi i Agim Aliut drejtuar qytetarëve të Ferizajt

Ferizaj

Ky është mesazhi i Agim Aliut drejtuar qytetarëve të Ferizajt

Nga: F.M Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:58
Agim Aliu

Kryetari aktual i Ferizajt, njëherit edhe kandidat nga PDK për një mandat tjetër, Agim Aliu, pas votimit iu është drejtuar qytetarëve të Ferizaj përmes një deklaratë. Aliu fton qytetarët që të dalin të gjithë në votim të cilën e quan "deklaratë të demokracisë". Ky është statusi i Agim Aliut.

"Të dashur ferizajas, sot fjalën e keni ju!

Ne folëm për katër vite me gjuhën e punës, ndershmërisë e guximit për të bërë realitet ndryshimin e mezi pritur të Ferizajt. Jam tejet i emocionuar tek ndjej energjinë tuaj, përkrahjen e besimin tuaj nga ku buron fuqia ime, e për të cilën nga zemra, u jam falënderues.

Bashkë me bashkëshorten time, ne votuam. Votuam për t'i hapur edhe një shteg të ri Ferizajt, një kapitull të ri për Ferizajn e gjeneratës tjetër, një vizioni që ndër breza lë gjurmën e së mirës, ku secili nga ferizajasit sheh dobinë.

Dilni edhe ju bashkëqytetarë, votoni, sot Ferizaj dhe gjithë Kosova, ka festë. Festën e demokracisë, besimit të qytetarëve për të zgjedhur e përcaktuar për katër vitet e ardhshme, fatin tonë të përbashkët.

Dalshim faqebardhë, ju faleminderit!", përfundon deklaratën e tij Agim Aliu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat