Sibeli i duhet Ferizajit përmes një LDK-je të reformuar në Ferizaj

Ferizaj

Sibeli i duhet Ferizajit përmes një LDK-je të reformuar në Ferizaj

Nga: Blerton Sadrija Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:51
Sibel Halimi dhe Blerton Sadrija

Zgjedhjet e 17 tetorit treguan në Ferizaj se si një kandidate profesioniste, guximtare për ndryshime rrënjësore, mund të humb garën. Humbja nuk ishte për të metat e kandidates së LDK-së, por për komprometimin e degës së LDK-së në Ferizaj.

Loja korruptive e disa anëtarëve të strukturës së LDK-së në Ferizaj gjatë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit ka qenë e dukshme. Më tutje, dihet publikisht për këtë tradhti shumë kohë para zgjedhjeve.

Ka qenë dështim i nivelit qendror të partisë që nuk ka arritur të spastrojë degën e saj ne Ferizaj.

Rikthimi dhe fuqizimi i LDK-së në Ferizaj mund të arrihet vetëm me Sibelin në krye të degës dhe me largimin e personave të cilët de jure janë anëtarë të LDK-së, ndërsa de facto angazhohen publikisht dhe fshehurazi për subjektet tjera kundërshtare.

Autori - anëtar i LDK në Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat