Iu konfiskua motoçikleta, i riu në Ferizaj shkon e merr atë nga stacioni i policisë në pikë të ditës

Ferizaj

Iu konfiskua motoçikleta, i riu në Ferizaj shkon e merr atë nga stacioni i policisë në pikë të ditës

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:34
Policia

Policia e Kosovës në Ferizaj, dy ditë më parë, saktësisht të mërkurën kishte konfiskuar një të mituri, një motoçikletë.

Por, ky i fundit është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty e ka marrë motoçikletën e konfiskuar, rast ky për të cilin janë publikuar edhe pamjet.

Policia e Stacionit në Ferizaj ka nisur hetimet.

“Në lidhje një video që është postuar në rrjetet sociale se një i mitur është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty ka marrë motoçikletën e konfiskuar një ditë më parë. Policia e stacionit në Ferizaj ka nisur hetimin dhe për informata shtesë do të njoftoheni me kohë!”, kanë nga Policia e Ferizajit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat