PDK: Kryevepra e dytë infrastrukturore në Ferizaj po jetësohet

Ferizaj

PDK: Kryevepra e dytë infrastrukturore në Ferizaj po jetësohet

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi në facebook kanë bërë të ditur se në Komunën e Ferizaj ka filluar projekti i dytë i “Bashkimi i Qytetit”.

Sipas njoftimit të kësaj partie kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot ka përuruar fillimin e punimeve të kryeveprës së dytë infrastrukturore në Ferizaj – Bashkimi i Qytetit.

Njoftimi i plotë:

Kryevepra e dytë infrastrukturore në Ferizaj po jetësohet, nis projekti i dytë “Bashkimi i Qytetit”

Kryetari shembullor i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka përuruar fillimin e punimeve të kryeveprës së dytë infrastrukturore në Ferizaj – Bashkimi i Qytetit.

Këtë projekt madhor, Aliu ua dedikon të gjithë qytetarëve të Ferizajt, të cilët besuan tek ndryshimi, tek zhvillimi e modeli që Ferizaj paraqet për gjithë vendin.

“Në Ferizajn e transformimit rrënjësor urban, tashmë ka nisur së zbatuari, projekti tjetër madhor – Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë në Ferizaj, një vepër madhore infrastrukturore, që i jep zgjidhje përfundimtare nevojave të qarkullimit në zemrën e qytetit dhe mundëson ritme më të larta zhvillimi të të gjithë qendrës së qytetit tonë. Një vepër që i kushtohet ferizajasve që duan dhe besuan tek ndryshimi, tek zhvillimi e modeli që Ferizaj paraqet për gjithë vendin, vepër që ndër breza i kushtohet të rinjve, të moshuarve, ferizajasve të çdo moshe e profesioni, personave me nevoja të veçanta, shërbimeve emergjente, bizneseve e të tjera, për t’i dhënë sigurinë, lehtësinë e qarkullimit e zhvillimin gjithë zonës”, njoftoi Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat