Brenda një dite, policia shqiptoi 260 gjoba në Ferizaj

Ferizaj

Brenda një dite, policia shqiptoi 260 gjoba në Ferizaj

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtij aksioni, policia rajonale e Ferizajt më datën 29.03.2023 ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor.

Llojet e kundërvajtjeve:

 Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjoba

Parkingje të parregullta , 49 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 4 gjoba

Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 3 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjoba

Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat