33-vjetori i LDK-së në Ferizaj, Azemi: LDK është alternativa e vetme, na pret shumë punë

Ferizaj

33-vjetori i LDK-së në Ferizaj, Azemi: LDK është alternativa e vetme, na pret shumë punë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:30
Visar Azem

Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar 33-vjetorin e themelimit të degës në Ferizaj. Para aktivstëve, anëtarëve dhe mbështetësve, kryetari i kësaj dege, Visar Azemi, ka shprehur falënderime ndaj tyre për kontributin dhe ka ftuar për angazhim të mëtejmë.

Në këtë tubim festiv të LDK-së, Azemi tha se kjo parti është e para jo veç për nga data e themelimit, por edhe për kontributin e rëndësinë që pati për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin pë më shumë se tre dekada.

“Janë 33 vite punë, angazhim e përkushtim i mijëra aktivistëve që ideale kishin lirinë e pavarësinë e Kosovës, demokracinë e vlerat evropiane, miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë”, tha ai para të pranishmëve.

Tutje, kryetari i LDK-së në Ferizaj, Azemi, tha se është e domosdoshme të ruhet filozofia e kësaj partie dhe të ketë sa më shumë punë e angazhim për fuqizimin e saj.

“Na duhet të jemi pranë qytetarëve. T’i dëgjojmë hallet, brengat e problemet e tyre. Bashkë me ta, t’iu japim zgjidhje. Sepse vetëm ne kemi platformë. Vetem ne jemi alternativë. Dhe vetëm ne i kemi njerëzit që e kanë dijen, vullnetin e përgjegjësinë për të zgjidhur probleme e për të kryer punë”, tha ai ndër të tjera.

Visar Azemi është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj me 14 nëntor 2022. Që nga ajo kohë ai është duke riorganizuar degën në këtë komunë dhe vazhdimisht shihet pranë strukturave të partisë dhe në takime me kategori të ndryshme të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat