Manifestim në fshatin Mirosal nga organizata MFB në Ferizaj, me rastin e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e SHBA-ve

Ferizaj

Manifestim në fshatin Mirosal nga organizata MFB në Ferizaj, me rastin e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e SHBA-ve

Nga: Sami Arifi Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 3 korrik 2023 në fshatin Mirosal në lafjen Cakaj nën patronatin e kryetarit të kryesisë së organizatës “Miqtë e Familjes Biden” (MFB), Hazir Berishës, dhe anëtarëve kryesisë së kësaj organizate, u organizua në shenj nderimi të SHBA-ve manifestimi i përkujtimit të ngjarjes madhështore të 4 korrikut të vitit 1776, Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e SHBA-ve, pra, përkujtim i ditëlindjes së shtetit të Amerikës…

Në këtë manifestim të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e SHBA-ve morën pjesë stafi udhëheqës i kforit amerikan, përfaqësuesi i të cilëve në shenje nderimi për organizimin e këtij manifestimi nga organizata „MFB“ mbajti një fjalim pranë këtij tubimi…, ku morën pjesë edhe strukturar komunale të Ferizajt duke i përshëndetur pjesëmarrësit në këtë tubim…

Në shenjë të miqësisë me shtetin Amerikan u përurua edhe Parku „Natalie Naomi dhe Robert Hunter“, ishte kënaqësi të shikohet fluturimi i aeroplanit pa pilot të cilët hudhën urimet për „Parkun e Miqësisë“ Musa Mehmeti dhe ndihmësi i tij, parashutisti Xhemajl Ilazi…,gjithashtu u zhvilluan edhe aktivitete kulturo-artistike dhe sportive…

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në këtë manifestim u zhvilluan aktivitete me programe kulturo-artistike dhe sportive…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat