Ferizaji shqipton 14 gjoba nga 500 euro për ndotësit e ambientit

Ferizaj

Ferizaji shqipton 14 gjoba nga 500 euro për ndotësit e ambientit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 14:22
Ferizaji

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar 14 gjoba për një javë për ndotësit e ambientit.

Në njoftimin që ka lëshuar kjo komunë, thotë se 14 gjobat janë shqiptuar në vlerë 500 euro për gjobë.

Njoftimi:

“Inspektorati i Komunës së Ferizajt, pas paralajmërimit me shkrim të bërë ditë më parë për bizneset dhe qytetarët në zonën qendër, për moshedhjen e mbeturinave jashtë orarit dhe jashtë vendit të caktuar, ka filluar me shqiptimin e gjobave mandatore për ndotësit e mjedisit në zonë qendër, ku vetëm për 1 javë janë shqiptuar 14 gjoba në vlerë financiare 500.00€ për gjobë, për ndotësit e ambientit, duke vazhduar si aksion gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat