Zogaj-Reka: Në konkurset e fundit në Ferizaj aplikojnë vetëm familjarë të zyrtarëve të komunës

Ferizaj

Zogaj-Reka: Në konkurset e fundit në Ferizaj aplikojnë vetëm familjarë të zyrtarëve të komunës

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:27
Fatbardha Zogaj-Reka

Kryetarja e Vetëvendosjes në Ferizaj, Fatbardha Zogaj-Reka ka folur për pretendimet për punësime partiake në këtë komunë nga partia në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës.

Ajo ka thënë se një kohë në këtë komunë “kusht” për të aplikuar për vende pune, sidomos në arsim, ka qenë ta kesh një foto të kryetarit, Agim Aliu në rrjetet sociale.

“Gjithsesi dhe sigurisht që ka qenë një periudhë sidomos në arsim ku po nuk e pate në profilin e rrjeteve sociale ndonjë foto të kryetarit, Agim Aliu, e ke pasur vështirë të konkurosh dhe jo më tutje të pranohesh në vendet e punës”, ka thënë Zogaj-Reka.

Sipas saj, punësimet partiake e familjare në Ferizaj janë të koncentruara në arsim e shëndetësi, por edhe në kompani publike.

Punësimet që kryesisht janë në arsim, shëndetësi, administratë por edhe në kompanitë publike siç është Stacioni i Autobusëve, kompania “Pastërtia” e mbeturinave, janë vendet ku ka punësime dhe pikërisht në ato punësohen përkrahësit e partisë në pushtet në komunën tonë. Janë shumë të theksuara. Po t’i shihni konkurset e fundit edhe pse rrallë ka konkurse, ato zakonisht janë emrat e familjarëve të zyrtarëve të komunës, bashkëshortja, motra, kunata, etj. Këto çështje asamblesitët tanë janë mjaft të zëshëm, i kanë ngrit shumë herë në seancat e Kuvendit Komunal”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat