Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan për një javë në rajonin e Ferizajt

Ferizaj

Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan për një javë në rajonin e Ferizajt

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 13:23
Policia

Në Policinë Rajonale të Ferizajt janë raportuar gjashtë raste të dhunës në fëmijë, vetëm gjatë javës që shkoi.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës duke theksuar se dy prej rasteve ishin në Ferizaj, dy në Kaçanik dhe dy të tjera në Shtime.

Lidhur me këto raste, tre persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa tre tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje duke siguruar që të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat