Në Nerodime nis rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve të këtij fshati

Ferizaj

Në Nerodime nis rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve të këtij fshati

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 15:08
Nis rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve

Në kuadër të këtij projekti sot ka nisë rregullimi i rrugës “Hamdi Sejdiu” me një gjatësi prej mbi 800 metrave. Me këtë rast banorët e kësaj lagjeje e kanë vlerësuar këtë projekt duke thënë se prej pas luftës ky është projekti më i rëndësishëm për banorët e këtij lokaliteti.

Banorët e kësaj lagje i janë gëzuar sot fillimit të rregullimit të rrugës. Ata me këtë rast kanë falënderuar komunën për angazhimin që ka bërë në jetësimin e këtij projekti.

Në anën tjetër edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vë në dukje se institucionet e pushtetit do të përkujdesen që t’i jap kuptim jetës edhe në këtë zonë ngase përfaqëson njërin nga lokalitete më të mëdha të komunës. Madje ka shtuar se që nga pas lufta ky fshat ka qenë i lënë pasdore.

“Janë investime që i dedikohen fshatit Nerodime,  i cili është një nga fshatrat më të harruara në qytetin e Ferizajt në 17 vitet e fundit, edhe përkundër asaj që është shumë afër qytetit dhe është një artere tepër e rëndësishme e komunës së Ferizajt, jo vetëm për shkak atraksioneve që fillojnë për turizmin malor që fillojnë nga këtu,  e deri tek malet e Jezercit, por edhe për shkak të një historie të lavdishme që kanë kaluar këta banorë në të gjitha periudhat që kemi kaluar ne si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të Ferizajt, por në veçanti në luftën e UÇK-së kanë qenë pjesë rrjedhëse e të gjitha zhvillimeve”, është shprehur kryetari Svarqa, duke shtuar se kontributi i tyre sigurisht ka merituar më shumë investime edhe për shkak të shfrytëzimit të burimeve të ujit për të gjithë qytetarët ferizajas.

“Tash ne do të realizojmë punimet edhe në rregullimin e ujësjellësit dhe kanalizimit për të zgjidhur problemet për të gjithë këta banorë. Ne po ashtu kemi bërë investime në rregullimin edhe të hapësirave shkollore dhe rekreative si dhe atyre sportive brenda oborrit të shkollës që ka përfunduar edhe rrethoja. Të gjitha këto investime tregojnë për një vëmendje të qeverisë komunale për shpërndarjen proporcionale ë mjeteve buxhetore në veçanti duke krijuar prioritete tek të gjitha ato lokalitete të cilat nuk kanë përfituar investime fare, sikurse fshati Nerodime e Poshtme”ka potencuar kryetari Svarqa.  

Ky projekt së bashku edhe me rrugët tjera mësohet se komunës do t’i kushtoi rreth 250 mijë euro. Këtu do të asfaltohen 5 rrugëve në një gjatësi prej mbi 4 kilometra, rrugë që do të rregullohen sipas standardeve evropiane, fillimisht me tri shtresa të zhavorrit. Asfaltimet do të jenë në një gjerësi prej gjashtë metrash. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat