Ishte miratimi i Planit Zhvillimor Komunal në Asamblenë e Ferizajt i cili ka shkaktuar sharje dhe dhunë fizike në këtë komunë.
Ishte Bashkim Fazliu nga Nisma Qytetare për Ferizaj, që kandidon për kryetar të Ferizajt i cili ishte kundër këtij plani.
Mirëpo situata eskaloi kur në foltore doli anëtari i LDK-së, Ramadan Baliu. Ky i fundit kritikoi Bashkim Fazliun për bashkëshorten e tij të cilën po e lejon të jetë pjesë e një ekzekutivit.
Televizioni lokal i Ferizajt “Tema” nuk e ka lënë të shikohet se çfarë ka ndodhur më pas, ani pse ka realizuar një storje 8 minuta të gjatë.