DiCaprio bën film për skandalin e VW

Filma

DiCaprio bën film për skandalin e VW

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:05
Leonardo Di Caprio

Leonardo Di Caprio ka angazhuar regjisorin Edward Berger për të realizuar një film mbi skandalin e lëshimit të gazrave në të cilin ishte përfshirë Volkswagen.

Do të jetë një bashkëpunim me “Paramount Pictures” dhe “Appian Way”, kompania e produksionit të DiCaprio. Skenari i është besuar Charles Randolph.

Filmi do të bazohet në librin e Jack Ewing, “Faster Higher Farther: The Inside Story of Volkswagen Scandal”. Sipas medies, mendohet se ky mund të jetë dhe titulli final, transmeton tch.

Skandali i grupit “Volkswagen” konsiston në faktin se kishin instaluar softuerë ilegalë në makinat e tyre Clean Diesel, gjë që mundësonte mashtrimin me testin për emetimin e gazeve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat