Përfundojnë xhirimet e filmit të gjatë “Në kërkim të Venerës”

Filma

Përfundojnë xhirimet e filmit të gjatë “Në kërkim të Venerës”

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:51
Foto

Në rolet kryesore luajnë Kosovare Krasniqi dhe Erjona Kakeli, ndërsa në rolet tjetra: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, Bleon Monolli e të tjerë.

Filmi përcjell përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinën. Ky përjetim e bën atë të marr guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.

Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në Komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë.

“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë. Filmi po ashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut.
 

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat