Publikohet traileri i “El Camino: A Breaking Bad Movie”, arrin mbi një milion klikime për një ditë - Bota Sot
Publikohet traileri i “El Camino: A Breaking Bad Movie”, arrin mbi një milion klikime për një ditë

Filma

Publikohet traileri i “El Camino: A Breaking Bad Movie”, arrin mbi një milion klikime për një ditë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:49
Filmi "El Camino"

Dje (e shtunë), është publikuar traileri i një prej filmave që theu rekord vetëm për një ditë, duke arritur të marrë 1.5 milion klikime në platformën YouTube.

Fjala është për “El Camino: A Breaking Bad Movie”, i cili përqendrohet në Jesse Pinkman dhe është shkruar nga Vince Gilligan.

Ka pasur thashetheme në lidhje me filmin ‘Breaking Bad’ që nga përfundimi i serialit në vitin 2013, por ditët e fundit, ylli i ‘Better Call Saul’ Bob Odenkirk befasoi të gjithë kur tha se filmi është xhiruar.

Netflix ndër të tjerash ka zbuluar edhe datën e publikimit të filmit, ku do të shfaqet që nga 11 tetori.

Traileri që është publikuar nuk e paraqet Pinkman, por përkundrazi është një skenë e shkurtër e marrjes në pyetje me Skinny Pete (Charles Baker), teksa thotë se ai nuk e di se ku e ka Xhesin, por edhe nëse e bëri, nuk do t’i tregonte policëve.

Kjo është gjithçka jashtëzakonisht emocionuese dhe na mbetet vetëm pak më shumë se një muaj që ta shohim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...