Detaje të reja rreth filmit të fundit për Rambon

Filma

Detaje të reja rreth filmit të fundit për Rambon

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 08:06
Sylvester Stallonen

Karakteri i filmit kult aksion, John Rambo, i dyti pas atij të “Rockyt” që e bëri të famshëm Sylvester Stallonen, shumë shpejt po kthehet në botën e ekranit të madh.

 Vazhdimi i pestë i sagës së filmit të famshëm titullohet “Rambo: Last Blood” gjersa premiera do të shfaqet në gjysmën e dytë të shtatorit.

Aktori amerikan përkohësisht kthehet me rolin si një veteran që vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

Rambo jeton në fermën e tij në Arizona, por rrethanat do ta çojnë atë në Meksikë në kërkim të vajzës së tij të rrëmbyer, transmeton telegrafi.

Duke qenë 73-vjeçar, Stallone pranon se i është dashur të zvogëlojë numrin e skenave të veprimit në të cilat ai luan në film.

“Zemra ime do të donte, por trupi im më thotë – qëndro në shtëpi. Ashtu si ata luftëtarët që i “falin” kundërshtarët në ndeshjen e fundit”, tha Stallone për mediat amerikane.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat