“Friends” po rikthehen

Filma

“Friends” po rikthehen

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:23
Filmi komik “Friends”

Filmi komik “Friends” rikthehet me seri speciale. Aktorët kryesorë pritet të xhirojnë episode të veçanta, për të mundësuar lançimin e shërbimit në internet “HBO Max”. Përmes prodhimit të radhës, mendohet se do të mblidhen deri në 4 milion dollarë.

Aktorët kryesorë të këtij projekti shprehen se një rikthim i tillë vjen nga dëshira e tyre e madhe për t’u kthyer pas në kohë dhe për të sjellë diçka të re të gjithë së bashku.

Ata janë gjashtë dhe duken më të vendosur se kurrë më parë. Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc do të jenë sërish nën petkun e roleve përkatëse, informacion që në fakt nuk është marrë shumë lehtë, nisur nga mosrënia dakord e të gjitha palëve.

Megjithatë, në mediat ndërkombëtare shkruhet se fansat nuk duhet të entuziazmohen shumë, sepse në thelb mbetet sigurimi iI shërbimit të kompanisë “HBO Max” dhe jo sjellja e një serie të radhës për publikun.

“Friends” është një seri televizive amerikane e krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman. Transmetimet filluan nga viti 1994 deri në 2004, duke zgjatur me 10 sezone. Seriali konsiderohet si një nga shfaqjet më të njohura të të gjitha kohërave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat