Publikohet trajleri i “Godzilla vs Kong”

Filma

Publikohet trajleri i “Godzilla vs Kong”

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:16
Godzilla vs Kong

Është publikuar trajleri i filmit “Godzilla vs Kong”, i cili jep vështrimin e parë të përballjes epike të përbindëshave.

Hollywoodi ka tronditur internetin me një paraqitje të shkurtër të një trajleri të “Godzilla vs Kong”, shkruan CNN.

Fansat e filmit në të gjithë botën janë kënaqur me trajlerin, i cili vazhdon për pothuajse dy minuta e gjysmë dhe përmban pothuajse gjithçka që mund të dëshironi nga një përballje midis Godzilla dhe Kong.

“Legjendat do të përplasen”, shkruan Warner Bros ndërsa zbuloi një vështrim të fshehtë të filmit të ri, i cili do të shfaq “dy forcat më të fuqishme të natyrës që përplasen në ekranin e madh në një betejë spektakolare për epokat”.

Filmi, me regji nga Adam Wingard, ku aktrojnë Alexander Skarsgard, Millie Bobby Brown, Rebecca Hall dhe të sapoardhuriën e re Kaylee Hottle si një vajzë jetime me një lidhje të veçantë me majmunin e fuqishëm.

Në materialin publicitar, Warner Bros, i cili, ashtu si CNN, është në pronësi të filialit të AT&T (T) WarnerMedia, tha: “Përplasja epike midis dy titanëve, e nxitur nga forca të papara, është vetëm fillimi i misterit që qëndron thellë brenda thelbit të tokës “.

Filmi del në kinema më 26 mars, por gjithashtu do të jetë në dispozicion falas për t’u transmetuar për një muaj te abonentët e HBO Max në SHBA.

Studio nuk ka njoftuar ende një datë lëshimi për në të gjithë botën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat