Netflix planifikon 40 shfaqje anime në vitin 2021

Filma

Netflix planifikon 40 shfaqje anime në vitin 2021

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Netflix njoftoi të dielën në “Tokyo AnimeJapan 2021 Expo” se do të nisë 40 shfaqja të reja anime në këtë vit, pas suksesit të serisë “Blood of Zeus“ vitin e kaluar, raporton Bloomberg.

“Record of Ragnarok”, “Yasuke”, “Resident Evil”, “Infinite Darkness”, “The Way of the Househusband”, janë disa nga emrat e shfaqjeve anime që do të dalin deri në fund të muajit prill të këtij viti.

Numri i shfaqjeve anime që do të dalin në Netflix këtë vit është gati dyfishi i numrit të serialeve dhe filmave anime që dolën në vitin 2020.

Tregu anime në të gjithë botën arriti 23 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe pritet të rritet në më shumë se 36 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas Bloomberg.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat