Anya Taylor-Joy e lumtur pasi fitoi çmim në “SAG Awards 2021”

Filma

Anya Taylor-Joy e lumtur pasi fitoi çmim në “SAG Awards 2021”

Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:25
Anya Taylor-Joy

Ajo arriti që të marrë dy çmime në Oscars dhe po ashtu të dalë triumfuese në “SAG Awards 2021”.

Dhe Anya Taylor-Joy dukej e lumtur të dielën në mbrëmje, kur fitoi çmimin për ‘performancën më të mirë për aktore’ në rolin e saj në filmin “The Queen’s Gambit”, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja e lindur në Miami, konkurroi përballë konkurrentëve si Cate Blanchett, Kerry Washington, Nicole Kidman dhe Michaela Coel.

Në një intervistë të realizuar, aktorja u shpreh falënderuese për mbështetjen që po merr vazhdimisht.

“Faleminderit shumë, por para së gjithash thjesht faleminderit juve për shfaqjet tuaja”, u shpreh Anya.

Anya tashmë është vlerësuar me “Golden Globe” për performancën e saj në Queen’s Gambit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat