Ylli i “Bridgerton”, i zhgënjyer se e humbi rolin në serinë “Krypton” sherri i racës

Filma

Ylli i “Bridgerton”, i zhgënjyer se e humbi rolin në serinë “Krypton” sherri i racës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:42
Regé-Jean Page

Regé-Jean Page, ylli i serisë hit në Netflix”, “Bridgerton”, i është kundërpërgjigjur sqarimit të shefit të studios filmike DC rreth vendimit për të mos e zgjedhur për një rol në serinë “Krypton”.

Aktori Page ka folur për raportimet se ishte refuzuar për rolin kryesor në seritë televizive “Krypton”, për shkak të racës së tij.

“Burime të shumta” të cituara nga “Hollywood Reporter” në fillim të kësaj jave kanë sugjeruar se producentët e Kryptonit – seritë e përqendruara në gjyshin e Supermanit – ishin “pasionantë për të bërë diçka jo të zakonshme”, kur po i zgjidhnin aktorët për seri, që ishte për dy sezone, duke filluar nga 2018.

Sipas raportimeve, kjo gjë e shtyri Page që të konkurronte për rolin, derisa audicioni i tij ishte refuzuar nga Geoff Johns, bashkëthemelues i “DC Films”, i cili ka thënë se Supermani “nuk mund të ketë baba me ngjyrë”.

“Kur po i dëgjoj këto fjalë, po më vrasin shumë më shumë sesa më parë. Madje sqarimet më lënduan edhe më shumë. Por unë vazhdoj me timen. Prapë e bëjmë punën tonë. Prapë fluturojmë”, ka shkruar Page në llogarinë e tij në “Twitter”.

Në një deklaratë për “E1 News”, një përfaqësues për Johns ka thënë se klienti i tij ka menduar se fansat presin që gjyshi i Supermanit “të duket sikur Henry Cavill i ri”, duke iu referuar aktorit që së fundmi e ka portretizuar rolin e Supermanit.

“Geoff kurrë nuk ka thënë se Supermani nuk mund ta ketë një paraardhës me ngjyrë apo të jetë ai me ngjyrë – ka pasur versione të ndryshme të Supermanit gjatë dekadave, kështu që ai është dhe mund të jetë i ndryshëm”, ka thënë përfaqësuesi i Johns.

“Sidoqoftë, pritjet për Kryptonin ishin se fillimisht mund të kuptohej si parathënie për “Man of Steel” nga fansat dhe heroi pritej të dukej si një Henry Cavill i ri”.

Vendimi i Pageit për ta braktisur serinë e famshme të Netflixit, “Bridegerton”, pas sezonit të parë, ka befasuar shumë njerëz dhe ka nxitur thashethemet për role të reja të mundshme për aktorin, që së fundmi ka prezantuar në emisionin “Saturday Night Live”.

Ai tani është një më të parapëlqyerit për ta zëvendësuar Daniel Craig në rolin e James Bondit dhe për të qenë pjesë e serive “Black Panther”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat