Një Dornan ndryshe prej “Fifty Shades” në serinë “The Tourist”

Filma

Një Dornan ndryshe prej “Fifty Shades” në serinë “The Tourist”

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:18
Jamie Dornan

Njihet më së miri për rolin e Christian Greyit në trilogjinë erotike “Fifty Shades”, por Jamie Dornani ka shpërfaqur edhe anën e fortë të tij, gjatë xhirimeve të një serie.

Aktori 38-vjeçar nga Irlanda Veriore është shfaqur krejt më ndryshe sesa në trilogjinë e filmave “Fifty Shades”, teksa gjendet në Australi për xhirimet e serisë “The Tourist”.

Irlandezi ka demonstruar muskujt e tij nën një bluzë transparente teksa po i xhironte skenat në shkretëtirën australiane. Dornan ishte larg prej formës trupore të personazhit miliarder, i cili e bëri të famshëm. Në fotografitë e publikuara nga mediat, Dornan shihet me kafe në dorë teksa ishte në pauzë gjatë xhirimeve. Ishte përkrah aktorit islandez Ólafur Darri Ólafsson, që ka rritur mjekrën e kuqe për shkak të serisë.

Në serinë “The Tourist”, Dornan e portretizon rolin e një burri britanik që ngec në shkretëtirën australiane. Ai lëndohet në spital dhe nuk e di identitetin e vet. Kthehet në shkretëtirë për të zbuluar misteret e së kaluarës.

“‘The Tourist’ ka një prej skenarëve më të mirë që kam lexuar. Mezi pres të shkoj në Australi dhe të punoj me një grup të talentuar të njerëzve”, kishte thënë Dornan para disa muajsh.

Seria me gjashtë episode do të ketë pjesë të veten edhe emrat më të njohur të kinematografisë australiane, përfshirë Hugo Weaving. Hugo është i njohur për rolet e tij në trilogjinë “Matrix” dhe “Priscilla Queen of the Desert”.

Aktori kishte thënë se mezi pret të punojë në këtë seri.

“Është një projekt i veçantë dhe do të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjithë ne”, kishte thënë Weaving.

Shalom Brune-Franklin që ka luajtur në seritë “Doctor Doctor” dhe “Bad Mothers”, gjithashtu pritet të jetë pjesë e serisë me personazhin e saj Luci.

“Do të jetë kënaqësi të punoj në një projekt gjigant në Australi, do të jetë shumë kënaqësi”, ka thënë Shalom.

Australia Jugore është bërë epiqendër e projekteve të reja lokale. Së fundmi është realizuar filmi “Gold”, në të cilin luan aktori i njohur Zac Efron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat