5 filmat që mund t'ju largojnë nga 'realiteti i hidhur'

Filma

5 filmat që mund t'ju largojnë nga 'realiteti i hidhur'

Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:59
Ilustrim

Një film i mirë mund të sigurojë një shpërqendrim të mrekullueshëm nga problemet emcionale ose të shërbejnë si një vend për të lëshuar lotët, që u janë mbledhur pas një shqetësimi.

Çfarë mund të bëjnë filmat për shëndetin tuaj mendor?

Disa terapistë të shëndetin mendorë, përdorin "terapi kinemaje" për të ndihmuar pacientët e tyre të eksplorojnë psikikat e tyre dhe si një katalizator për procesin terapeutik.

Laura Fonseca, MSW, LCSW, një terapiste për fëmijë dhe adoleshentë në St. Louis, Misuri thotë se filmat nga fëmijëria e dikujt mund të jenë mjaft qetësues për disa adoleshentë. "Kur përjetoni ndjenja ankthi ose depresioni, unë i inkurajoj adoleshentët të shikojnë filma të preferuar që nga fëmijëria si një mënyrë për t'u qetësuar dhe relaksuar".

Për disa njerëz, filmat horror mund të jenë çuditërisht ngushëllues, sipas psikanalistes me bazë në New York Claudia Luiz, CertPsy, MEd, PsyaD. "Filmat horror mund t'i japin lehtësim shikuesit", thotë Luiz duke shpjeguar se reagimi ndaj filmave horror është mjaft i ngjashëm me ngushëllimin që shumë njerëz e gjejnë te lotët. “

Më poshtë do të gjeni disa nga filmat që terapistja e njohur Laura Fonseca, i sugjeron kur ndiheni të ngarkuar psikologjikisht:

#1.SILVER LININGS PLAYBOOK

#2. BRINGING UP BABY

#3. TERMS OF ENDEARMENT

#4. E.T. THE EXTRA-TERRESTRIAL

#5. WHEN HARRY MET SALLY

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat