Melissa McCarthy dhe Octavia Spencer protagoniste të komedisë “Thunder Force”

Filma

Melissa McCarthy dhe Octavia Spencer protagoniste të komedisë “Thunder Force”

Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:39
Melissa McCarthy dhe Octavia Spencer

“Thunder Force” titullohet komedia e re me superheronj, e cila vjen me regji të Ben Falcones.

Në rolet kryesore të këtij filmi vijnë aktorë të njohur të hollyëoodit, si Melissa McCarthy, Octavia Spencer, Bobby Cannavale, Pom Klementieff, Taylor Mosby, Melissa Leo dhe Jason Bateman.

Ky njëherësh është bashkëpunimi i pestë i aktores McCarthy me bashkëshortin e saj Falcone, dhe e sjell historinë e dy mikeshave të fëmijërisë të cilat e zbulojnënjë mënyrë për t’u shndërruar në superheroina, në një botë ku kriminelët kanë zhviluar superfuqi.

Filmi “Thunder Force” është lansuar në platformën digjitale Netflix me 9 prill të këtij viti, dhe në përgjithësi ka marrë vlerësime negative nga kritikët e filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat