Momoa fton në film kolegun e “Game of Thrones”

Filma

Momoa fton në film kolegun e “Game of Thrones”

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:56
Jason Momoa, Pilou Asbaek

Aktori Jason Momoa pritet të bëhet bashkë me kolegun e serisë “Game of Thrones” për pjesën e dytë të filmit “Aquaman 2”. Aktori Pilou Asbaek ka nisur bisedimet që të bëhet pjesë e filmit të ri për mbretin e deteve dhe oqeaneve.

Danezi 39-vjeçar, që luajti rolin e Euron Greyjoy në “Game of Thrones”, është në bisedime me studion filmike “Warner Bros” që të jetë pjesë e vazhdimit të filmit për superheroin. Deri më tani nuk është ofruar asnjë detaj për skenarin e filmit, për edhe për rolin që do të luajë danezi Asbaek.

Në pjesën e parë të filmit shtjellohet historia e personazhit Arthur Curry, i ngjizur nga një baba njerëzor dhe mbretëreshën Atlana, të mbretërisë nënujore të Atlantidës. Në këtë pjesë Curry tenton të ndalë luftën mes botëve të tokës dhe detit. Pjesë e filmit ishin edhe aktorja, Amber Heard, Willem Dafoe, Patrick Wilson dhe Dolph Lundegren.

“Aquaman” ishte një hit nëpër arkat filmike, duke tubuar 335 milionë dollarë dhe doli në pozitën e dytë pas filmit “Wonder Woman” që siguroi 412.5 milionë dollarë. Ndërkaq ishte filmi i vetëm i universit “DC”, që siguroi 1.14 miliard dollarë anembanë botës.

Deri më tani nuk dihet nëse yjet tjera të “Aquaman” do të kthehen përkrah Momoas në rolin kryesor. Edhe pjesa e dytë do të realizohet nën regjinë e James Wan që për skenarin ka bashkëpunuar me David Leslie Johnson-McGoldrick.

Studioja filmike ka bërë të ditur se “Aquaman” do të publikohet më 16 dhjetor të vitit 2022. Do të jetë në një datë përafërsisht të njëjtë me vazhdimin e shumëpritur të filmit “Avatar”.

Aktori danez Asbaek për herë të parë në filmat amerikan u paraqit në “The Whistleblower” dhe “Lucy”, para se të bëhej i famshëm me rolin e Euron Greyjoy në serinë “Game of Thrones”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat