“Rikrijimi i Home Alone, humbje kohe”

Filma

“Rikrijimi i Home Alone, humbje kohe”

Më: 20 prill 2021 Në ora: 00:59
Home Alone

Filmi Home Alone, do të adaptohet si një film i ri nga Disney në këtë vit, por regjisori i filmit origjinal ka dhënë mendimin e tij dhe konsideron se ribërja e këtij filmi është “humbje kohe”

Më 2019 Disney lajmëroi se është duke e ribërë filmin “Home Alone” në disa seri me ekip dhe tregim ndryshe. Filmi origjinal u lansua më 1990 dhe në të luajti aktori Macaulay Culkin, një yll i ri filmi si fëmijë. Filmi kult kishte kushtuar vetëm 18 milionë dollarë për t’u prodhuar por kishte fituar më shumë se 475 milionë dollarë në Box Office. Filmi mandej bëri edhe katër pjesë, me pjesën e fundit që u lansua më 2012.

Këtë vit “Home Alone” i Disney mund të lansohet me një brend dhe vizion të ri.

Këtë javë, Kenan Thompson, i cili ishte i involvuar në filmin e ri, ka folur për serinë më të re të këtij filmi.

Ai ka thënë mendimet e tij për filmin që tashmë është gati për t’u shfaqur në kinema.

Image

“Kishim shumë xhirime. Filluam në Kanada dhe u mbyllëm atje për shkak se u desh të kthehemi shkaku i izolimin dhe pastaj u kthyem përsëri në SHBA, shkaku i pandemisë”, ka thënë ai për Saturday Night Live.

“Mendoj, se xhirimet ishin të ndyra, për sa i përket përpjekjes për t’u përfunduar xhirimet, por mendoj se ata janë shumë afër përfundimit të tij”.

Regjisori i filmit të parë, Chris Columbus, ka folur gjithashtu për adaptimin e ri të filmit.

Columbus, i cili është edhe regjisor i Harry Potter, ka qenë shumë i zëshëm në atë se ai nuk dëshiron që ky film të ribëhet përsëri.

Duke folur për Insider më 2020, Chris e kishte quajtur tërë projektin “humbje kohe”.

“Cili është qëllimi? Unë besoj fuqishëm që ju nuk do të ribëni film që do ta këtë jetëgjatësinë siç e ka pasur Home Alone”, ka thënë ai kur është pyetur për këtë.

“Nuk mund të krijoni dritë në këtë shishe më. Thjesht nuk do të ndodh. Andaj, pse e bëni?”, ka thënë ai duke kritikuar përsëri filmin e ri.

“Është sikurse të bëni një numër versionesh filmat e animuara të Disney – por një version tjetër të tyre. Cili është qëllimi? Puna me të është përfunduar”.

Ai pastaj ka ofruar disa këshilla për regjisorët e tjerë të cilët përpiqen që të ribëjnë filmat klasik.

“Krijoni gjërat vetë. Madje edhe nëse dështoni tmerrësisht, s’paku ju keni diçka origjinale”.

Versioni i ri i Home Alone i Chrisit ka tërësisht një ekip të re.

I riu Archie Yates do ta luajë rolin e Max, fëmija i cili do të mbetet vetëm në shtëpi.

Archie është i njohur për rolin dytësorë si ai i Yorkit në filmin e Taika Waititi, “Jojo Rabbit”.

Aktori i ri do të këtë punë me aktorë të njohur të tjerë si; Rob Delaney, Ellie Kemper, Kenan dhe Chris Parnell, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat