Del traileri i pjesës së dytë të sezonit të 5-të, çfarë pritet të ndodh te “La Casa De Papel”

Filma

Del traileri i pjesës së dytë të sezonit të 5-të, çfarë pritet të ndodh te “La Casa De Papel”

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 20:53
” La Casa De Papel

Sapo është publikuar traileri i pjesës së dytë të sezonit të 5 -të të ” La Casa De Papel “. Episodet e fundit po vijnë në Netflix më 3 Dhjetor 2021.

“Në orët e fundit, kam humbur njerëz shumë të dashur për mua. Edhe askush tjetër nuk do të bjerë për shkak të këtij plaçkitjeje”, dëgjohet të thotë Profesori te traileri.

Aktorët e këtij sezoni do vijojnë të jenë Lisbonë (Itziar Ituño), Berlin (Pedro Alonso), Rio (Miguel Herrán), Ursula Corbero si Tokio, Jaime Lorente si Denver, Esther Acebo si Stokholm, Hovik Keuchkerian si Bogota, Rodrigo de la Serna si Palermo, Najwa Nimri si Alicia Sierier, Belén Cuesta si Manila, Enrique Arce si Arturo, Darko Peric si Helsinki, Luka Peros si Marseille, Fernando Cayo si Coronel Tamayo dhe José Manuel Poga si Gandía.

Të rinj në sezonin 5 janë Patrick Criado si djali i Berlinit Rafael, Miguel Ángel Silvestre si ish i dashuri i Tokios René, José Manuel Seda si shefi i ushtrisë Sagasta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat