Historia e plumbave fatal në industrinë e filmit, cilët aktorë u vranë aksidentalisht?

Filma

Historia e plumbave fatal në industrinë e filmit, cilët aktorë u vranë aksidentalisht?

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:43
Brandon Lee

Ekziston një histori e plumbave që janë qëlluar në skena filmash në SHBA – duke përfshirë incidente që rezultuan në vdekjen e aktorëve amerikanë Brandon Lee, 28 vjeçar, në 1993 dhe Jon-Erik Hexum, 26, në 1984.

Kujtimet e këtyre aktorëve amerikanë u shfaqën pasi autoritetet konfirmuan të premten herët se pas shkrepjes aksidentalisht të armës gjatë xhirimeve të filmit “Rust” aktori Alec Baldwin vrau drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin.

Halyna Hutchins, 42 vjeç, u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexicos, ku u shpall e vdekur nga personeli mjekësor, tha departamenti i sherifit, raporton AP.

Joel Souza 48 vjeç, u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent, ku po trajtohet për plagët e marra.

Në vitin 1993, Brandon Lee, 28 vjeç, djali i yllit të ndjerë të arteve marciale, Bruce Lee, vdiq pasi u qëllua nga arma e kalibrit 44 ndërsa filmonte një skenë vdekjeje për filmin “The Crow”.

Arma supozohej të kishte qënë e zbrazët, por një autopsi zbuloi një plumb të rënë pranë shtyllës kurrizore të tij.

Në vitin 1984, aktori Jon-Erik Hexum vdiq pasi qëlloi veten në kokë me një pistoletë ndërsa pretendonte se luante ruletë ruse me një Magnum 44 në xhirimet e serialit televiziv “Cover Up”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat