Filma horror të bazuar në histori të vërteta, cilin do zgjidhni për këtë Halloween?

Filma

Filma horror të bazuar në histori të vërteta, cilin do zgjidhni për këtë Halloween?

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Ndonjëherë jeta e vërtetë mund të jetë më mbresëlënëse se një film Hollywood-i. Skenaristët, shpeshherë gjejnë frymëzim në ngjarjet që kanë ndodhur në të vërtetë. Kush mund ta imagjnonte që Bubba Sawyer nga ‘The Texas Chain Saw Massacre’, ishte një personazh i vërtetë historik? Si ky rast, këtu janë disa filma që e kanë bazën në histori të vërteta.

1. The Nun

Ngjarja e vërtetë: Në 2005-ën, një prift në Manastirin e Kishës Ortodokse Rumune, me emrin Daniel Petre Corogeanu, vrau një praktikante të re. Prifti besonte se gruaja ishte e pushtuar nga djalli, sepse sillej në mënyrë të çuditshme: ajo qeshte dhe bërtiste me zë të lartë. Kjo është arsyeja pse ai dhe disa murgesha të tjera në manastir vendosën se një ekzorcizëm ishte i nevojshëm, por fatkeqësisht gruaja nuk i mbijetoi asaj. Viktima, Maricica Irina Cornici, vuante nga skizofrenia. Prifti dhe murgeshat u gjetën fajtorë dhe u burgosën për një kohë të gjatë, por ata nuk e pranuan fajin e tyre.

Filmi: Zhvillohet në Rumani, 1952. Në një manastir të harruar një murgeshë humbet, ndërsa tjetra bën vetëvrasje. Vatikani dërgon një prift dhe një murgeshë të re për të hetuar çështjen. Por një demon i zgjuar po i pret dhe ata janë të detyruar ta luftojnë atë.

2. The Gainesville Ripper — Scream 2

Ngjarja e vërtetë: Një seri vrasjesh mizore ndodhën në 1990, në SHBA. 5 studentë u vranë në një konvikt kolegji në Gainesville, Florida. Policia nuk mund ta kapte vrasësin për një kohë të gjatë, pasi ai ishte aq i zgjuar dhe shumë mizor. Sidoqoftë, një vit më vonë policia arriti ta gjejë atë: një kamerier i shquar me emrin Daniel Harold Rolling. Ai u dënua me dënim me vdekje, pavarësisht se vuante nga një çrregullim psikologjik.

Filmi: Një grua e re dhe shokët e saj të klasës bëhen viktima të një vrasësi misterioz që mban një maskë. Vrasësi arrin të shmangë policinë dhe terrorizon viktimat.

3. Billy Milligan’s multiple personality disorder — Split

Historia e vërtetë: Billy Milligan është ndoshta personi më i famshëm me një çrregullim të personalitetit të shumëfishtë. 24 personalitete jetonin në kokën e tij dhe ata nuk jetuan së bashku paqësisht. Njerëzit që ishin në kokën e tij e shtynë atë për të kryer krime të ndryshme të dhunës, grabitjes dhe abuzimit me drogën. Fëmijëria e Milligan ishte shumë e vështirë: njerku i tij ishte mizor me të, gjë që çoi në çrregullimin e shumëfishtë të personalitetit. Milligan u soll në gjyq dy herë por në fund, gjykata e gjeti atë të çmendur dhe ai u dërgua në një spital mendor ku kaloi 10 vjet. Pavarësisht gjithë trajtimin e tij, Milligan nuk mundi të kontrollonte ndryshimet e tij deri në vdekje.

Filmi: 2 nxënëse u rrëmbyen në mes të ditës në një parking. Pas disa kohësh vajzat e gjejnë veten në një hapësirë të mbyllur me një burrë që i njeh me personalitetet e tij të ndryshme. Krimineli shkon në punë, viziton një psikiatër dhe i bën vajzat gati të takojnë personalitetin e tij më të tmerrshëm, Bishën.

4. Tami Ashcraft’s story — Adrift

Historia e vërtetë: Një 23-vjeçare Tamy Ashcraft dhe i fejuari i saj Richard Sharp shkuan për një lundrim në ishujt e vendosur në Oqeanin Paqësor. Aventura përfundoi si një katastrofë e vërtetë: ata u kapën nga një uragan tropikal dhe u përpoqën ta mbanin anijen në këmbë pavarësisht valëve 12 metra të gjata. Historia e tyre e bukur e dashurisë përfundoi tragjikisht: I fejuari i Tamy-t rra në det. Sidoqoftë, përkundër një dëmtimi të rëndë në kokë dhe duke pasur vetëm një dërrasë dhe një orë për të lundruar, Tamy arriti të shkonte deri tek disa njerëz. Ajo luftoi për jetën e saj për 41 ditë.

Filmi: Tamy dhe Richard u takuan në Tahiti që filloi historinë e tyre romantike. Sigurisht, një udhëtim në një jaht luksoz në një det të ngrohtë premtoi vetëm emocione të këndshme. Por çifti duhej të përballej me forcat natyrore dhe të tregonin forcën e tyre shpirtërore për të mbijetuar.

5. A maniac who wrote letters — Zodiac
 
Historia e vërtetë: Një vrasës me pseudonimin "Zodiac" është ndoshta krimineli më famëkeq në SHBA. Kryesisht sepse ai nuk është kapur ende. Ai kreu vrasje në fund të viteve 1960 dhe 12 persona u bënë viktima të tij.

Por ai është i famshëm për arsye të tjera: ai dërgoi letra satirike në gazetat lokale. Në to, krimineli rrëfeu krimet e tij, zbuloi detajet e tyre dhe u tall me policinë. Për më tepër, Zodiac bëri kriptograme me informacione personale të koduara për veten e tij. Shumica e tyre nuk janë dekoduar. Autoritetet besuan se Zodiac mund të ketë qenë një ushtarak ose një oficer policie pasi ai ishte njohur me procedurat e hetimit dhe arriti t'i shpëtonte policisë.

Filmi: Një maniak i përgjakur terrorizon San Francisko dhe zonat përreth për 25 vjet. Ai zhduket dhe pastaj kthehet përsëri. Policia madje dyshon se mund të jetë i njëjti person. Por vrasësi që e quan veten Zodiak dërgon letra që vërtetojnë se nuk ka dalë në pension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat