Filmi shqiptar “Shkëmbimi”, gjithçka që duhet të dini

Filma

Filmi shqiptar “Shkëmbimi”, gjithçka që duhet të dini

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 21:57
Filmi shqiptar “Shkëmbimi”

Ditën e djeshme u zhvillua premiera e filmit shqiptar “Shkëmbim”, film nga aktori Drilon Hoxha.

Bëhet fjalë për jetët paradoksale të dy vëllezërve, njëri në Shqipëri e tjetri në Amerikë, historitë e të cilëve bashkohen dhe ndahen në momentin e trashëgimit të pronave.

“Filmi në fakt ka të bëj me pronat, me dashurinë se sot na ka humbur dashuria me njëri-tjetrin. Ka nga pak komedi, pak aksion, si jeta jonë e përditshme”,- tha producenti dhe regjisori Drilon Hoxha.

Në film rrëmbehet vajza e njërit prej vëllezërve, ku vihet ne provë dhe dashuria e partnerit të saj.

Me një kast aktorësh si: Bujar Asqeriu, Sejfullah Myftari (Cekja), Çun Lajçi, Natasha Sela, Drilon Hoxha e Adais Lika.

“Filmin tim “Zgjoi”, i cili ka bërë namin në të gjitha festivalet Evropiane nuk e kam parë akoma. Kam ardh te Driloni që t’i jepim një përkrahje, një mbëeshtjetje si gjeneratë e vjetër, që të merret me këtë zanat se është shumë e vështirë”,- tha Çun Lajçi për TCH.

“Eshtë tjetër gjë nga komeditë që kam bërë unë, megjithatë shpresojmë të kemi bërë diçka, le t’ja lëmë filmit ta shohim”,- tha Cekja.

Në premierë ndodheshin disa figura të njohura për publikun si Ermal Mamaqi, Erik Lloshi, Stine, Arjan Konomi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat