​Jackie Chan po bën filmin e ri në qyteti ish-bastion të ISIS-it në Siri

Filma

​Jackie Chan po bën filmin e ri në qyteti ish-bastion të ISIS-it në Siri

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:58
Jackie Chan

Jackie Chan po bën filmin e ri në qyteti ish-bastion të ISIS-it në Siri

Një qytet i braktisur që nga një operacion i vitit 2018 për të larguar xhihadistët, Hajar al-Aswad po rikthehet në jetë, por tashmë si një mjedis për një film aksion të prodhuar nga Jackie Chan.

“Home operation” është frymëzuar nga evakuimi i shtetasve kinezë dhe të tjerë të huaj nga lufta në Jemen, një operacion që u pa si një pikë referimi për Pekinin.

Rrënojat e Hajar al-Aswad të enjten u mbushën me një grup aktorësh me veshje fisnore jemenase.

“Sot filluam xhirimet e “Home operation”. Filmi nuk tregon historinë e luftës, por më tepër flet për dashurinë dhe paqen.Ai nuk prek dhunën. Filmi është prodhuar nga Jackie Chan, dhe regjisor nga Yinxi Song, një regjisor i ri kinez”, tha Ziad Ali.

Regjisorët thonë se ndërtimi i studiove të ngjashme me këto zona është shumë i shtrenjtë, por këtu studioja tashmë është gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat