E gjeni në Youtube! Film i animuar për Gjergj Kastriot Skënderbeun...nga britanikët - Bota Sot
E gjeni në Youtube! Film i animuar për Gjergj Kastriot Skënderbeun...nga britanikët

Filma

E gjeni në Youtube! Film i animuar për Gjergj Kastriot Skënderbeun...nga britanikët

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:13
Pamje nga filmi

Kompania britanike e filmave të animuar, King And Generals, që ka realizuar një dokumentar për heroin e shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeun, dhe rezistencën ndaj sundimit otoman

Një dokumentar i ri për Skënderbeun është publikuar këtë javë në kanalin më të madh të videomaterialeve, në Youtube. 

Është kompania britanike e filmave të animuar, King And Generals, që ka realizuar një dokumentar për heroin e shqiptarëve dhe rezistencën ndaj sundimit otoman.

Dokumentari i animuar flet jo vetëm për betejat, luftërat dhe diplomacinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, por edhe për detaje të njohura të jetës së heroit të shqiptarëve. 

Edhe pse dokumentari është publikuar më 2 shtator, pra vetëm pesë ditë më parë në kanalin zyrtar të Kin gand Generals në You Tube, ky dokumentar ka arritur thuajse 170 mijë shikime dhe 7 mijë pëlqime.

Animacioni është një nga teknikat që zgjedh kjo kompani kinematografike në Britani për të afruar të rinjtë dhe fëmijët me historinë dhe për t’i bërë më të njohura ngjarjet më të rëndësishme në botë.

Çdo detaj i luftërave të Skënderbeut dhe lëvizjeve që ka bërë ai në atë kohë, janë animuar në mënyrë profesionale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera