Mick lëshon sfidën

Formula 1

Mick lëshon sfidën

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:40
Mick lëshon sfidën

Debutimi i Mick Schumacher në Formula 1 do të jetë një nga arsyet kryesore të shtimit të interesit për këtë sport këtë sezon. 21-vjeçari gjerman, djali i legjendës Michael Schumacher, do të garojë me makinën amerikane Haas.

Në një intervistë nga Bahrein, ku kanë nisut sot testet dimërore, ai nuk fsheh ambicjet e tij.

“Natyrisht që historia më interesante e këtij viti në Formula 1 do të jem unë.

Gjithsesi, unë e di se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Formula 1. Jam i lumtur dhe njëkohësisht krenar, për veten por edhe për skuadrën time, për atë që kemi bërë. Jam këtu për të treguar se saj vlej”, tha Mick Schumacher.

“Shpresoj që në këtë sport të qëndroj sa më gjatë dhe për t’ia dalë mbanë do të punoj në maksimumin tim, për t’u bërë më i miri. Ky vit do të jetë i rëndësishëm për mua, për të mësuar sa më shumë dhe më pas do të kem mundësinë të tregoj se mund të bëhëm më i miri, si babai im”, tha Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat