Verstappen në formë

Formula 1

Verstappen në formë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 20:56
Max Verstappen me makinën e tij

Red Bull rikthehet të dominojë sërish dhe e bën këtë në provat zyrtare të Suzukës, me “tulipanin” holandez, Max Verstappen, i cili “fluturonte” sërish me “Red Bull”-in e tij, në tokën japoneze, kampionin në fuqi të botës, që siguroi “pole position”-in e katërt sezonal në po kaq gara, duke vendosur kohën 1 minutë, 28 sekonda dhe 197 të mijtat.

Kohën e dytë më të shpejtë e vendosi makina tjetër “Red Bull”, ajo e drejtuar nga Sergio Perez, me 66 të mijtat më ngadalë, me këtë të fundit që do të niset në radhën e parë në krah të Verstappen, ndërsa “podiumi” i “pole position” u siguruar nga piloti i “Mercedes”, Lando Norris e pas tij vjen Carlos Sainz i “Ferrari”, i cili fitoi edhe garën e dy javëve më parë në Australi.

Zhgënjyese performanca e makinës tjetër të Ferrarit, asaj të Charles Leclerc, i cili vendosi kohën e 8 më të mirë, teksa pas provave zyrtare pranoi se nuk mund të bënte më shumë.

Rezultate jo optimiste këto për “Ferrari”, që pasi skuqi podiumin me vendin e parë dhe të dytë në Australi, do të hyjë në garën e Suzukës me misionin që të ngjitë në podium një pilot.

Deri më tani më shumë gjasa ka Sainz, me pilotin spanjoll që do të duhet të duelojë me Norris, teksa më i komplikuar duket misioni për Charles Leclerc, që do të ketë para vetes pilotë aspak komodë për t’u parakaluar si Alonso e Piastri dhe podiumi duket një mision i pamundur pa nisur ende Çmimi i Madh i Japonisë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat