Miller: Shpresoj që këto dy fitore të më afrojnë me titullin

Formula 1

Miller: Shpresoj që këto dy fitore të më afrojnë me titullin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:50
Miller: Shpresoj që këto dy fitore të më afrojnë me titullin

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, marka italiane e motorëve, Ducati, ka zyrtarizuar piloti australian Jack Miller edhe për vitin 2022 në MotoGP. Ducati kryeson sezonin 2021 të MotoGP, me dy fitore në dy garat e fundit, të dyja të arritura me Miller.

Kjo paraqitje e mirë e australianit duket se ka bindur motorin italian t’i rinovojë edhe me një vit kontratën. Miller, aktualisht ndodhet në vendin e katrërt në renditjen e pilotëve, me 64 pikë, 16 pikë më pak se Quartararo që kryeson botërorin.

“Jam i lumtur që do të vijoj aventurën time me Ducati edhe vitin tjetër.

Shpresoj që këto dy fitore të më afrojnë me titullin që unë dhe Ducati e ëndërrojmë”, tha Miller.

Ai është piloti i parë “big” që rinovon kontratën për sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat