Ferrari ul euforinë

Formula 1

Ferrari ul euforinë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:19
Ferrari ul euforinë

Pas paraqitjes së mirë dy javë më parë në Montekarlo, ku Ferrari korri “pole position” me Charles Leclerc dhe vendin e dytë në garë me Carlos Sainz, te “kokëkuqja” përgatiten për sfidën e radhës, në Baku.

Te Ferrari janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë që kjo situatë pozitive të përsëritet sërish në një tjetër pistë qytetase.

“Mendoj se në Baku do të jemi disi më pas krahasuar me Montekarlon.

Ne synojmë të marrim maksimumin në këtë pistë, duke shfrytëzuar edhe mundësitë.

Mund të them se “do të luajmë në mbrojtje duke shfrytëzuar kundërsulmin”. Kjo është një pistë me karakteristika të tjera, ku rivalët tanë janë më favoritë”, u shpreh Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat